MPJ: Shtetasit e RMV-së urgjentisht të largohen nga Ukraina

Maqedonia

MPJ: Shtetasit e RMV-së urgjentisht të largohen nga Ukraina

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Për shkak të përkeqësimit serioz të situatës së sigurisë në dhe rreth Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje shtetasve tanë që janë ende në Ukrainë, që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të konfliktit. Ndërkaq, atyre që cilët planifikojnë që në periudhën e ardhshme ta vizitojnë Ukrainën, të shmangin udhëtimet në atë vend.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut monitoron nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë me të cilët shkëmbejmë informacione dhe analiza për gjendjen aktuale në baza ditore”, thonë nga MPJ.

Nga MPJ rikujtojnë thirrjet e mëparshme drejt qytetarëve që ndodhen në Ukrainë e të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev, për të dorëzuar të dhënat e tyre në këto numra telefonit: +380442877882, +380663951190 dhe në e-mail: [email protected] që t’i lënë të dhënat e veta. Plotësisht, thonë nga MPJ, shtetasit tanë mund të drejtohen edhe në Minsitrinë e Punëve të Jashtme në numrin kujdestar +389 75 273 732 dhe në e-mail adresën në vijim: [email protected].

“Njëherit, i përkujtojmë të gjithë shtetasit tanë, si ata që janë këtu dhe ata që janë në Ukrainë, apo kudo, të ndjekin dhe të informohen nga kanalet zyrtare të informacionit që vijnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev”, theksojnë nga MPJ.

Nga atje cekin se Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Ukrainë dhe të informojë në kohë për udhëzimet e mundshme për veprim për shtetasit tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat