Qyteti i Shkupit shpall tenderin për rrethrrotullimin në hyrje të Sarajit

Maqedonia

Qyteti i Shkupit shpall tenderin për rrethrrotullimin në hyrje të Sarajit

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 18:48
Danella Arsovska

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska premtimet e dhëna para zgjedhjeve po realizon me sukses.

Fillimisht në 82 ditët e para si projekt më të rëndësishëm, Arsovska veçoi aksionin e madh për pastrimin e deponive të paligjshme në të gjitha vendbanimet e qytetit dhe se në fillim të aksionit u identifikuan 120 deponi të paligjshme, ndërsa deri më tani janë pastruar 150 deponi.

Një ndër premtimet parazgjedhore ishte edhe rrethrotullimi në hyrje të Sarajit.

Shërbimi për informim i Qytetit të Shkupit njofton se ka filluar procedura e prokurimit publik për përpunimin e proektit ideor dhe të komunikacionit për rrethrotullim tek ura në Saraj, përcjell Derveni.info. Banorët e Sarajit disa herë deri më tash kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi, por nga Komuna e Sarajit kanë marrë vetëm premtime, e kjo çështje deri më sot nuk ka gjetur zgjidhje.

Tani më që shpallja është publikuar, banorët shpresojnë që të fillojë edhe ndërtimi i rrethrrotullimit sa më shpejt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat