OBRM-PDUKM: Për Kovaçevskin tregtia është në vend të parë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Për Kovaçevskin tregtia është në vend të parë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM përmes një komunikate thotë se për Kovaçevskin tregtia është në radhë të parë në vend të ruajtjes së interesave nacionale.

“Për njeriun e Zaevit, Kovaçevski, tregia është në rend të parë. Tregtari Kovaçevski refuzon mundësinë për unitet në çështjen me bullgarinë”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, KOvaçevski me refuzimin që bën shmang mundësinë që qëndrimet nacionale të forcohen.

“Me refuzimin e dorës së shtruar për unitet nacional do të thotë vetëm një gjë, se tregtari Kovaçevski në vend të koalicionit me popullin është në koalicion me Bullgarinë dhe vazhdon të jetë përfaqësues i zaevizmit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat