Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Ohër-Kërçovë, humb jetën një person

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën në aksidentin në komunikacion që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Ohër-Kërçovë në afërsi të Podmolje.

Aksidenti ka ndodhur në mes një veture “Audi” me targa të Ohrit drejtuar nga M.L (24) nga fshati Belçishta dhe një veture “Polo” drejtuar nga H.K. (30) nga Ohri.

Në aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën H.K., ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë M.L.

Me urdhër të prokuroritë publik është kryer autopsi të trupit të të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat