Popovski: Nuk do të ketë zhvlerësim të denarit

Maqedonia

Popovski: Nuk do të ketë zhvlerësim të denarit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:11
Nikolla Popovski

Për sa i përket kursit të këmbimit me euron, i kemi në dispozicion të gjitha instrumentet. Ne do të mbetemi në zonën e inflacionit të moderuar, tha ish-ministri i Financave, Nikolla Popovski.

“Do të mbetemi në zonën e inflacionit të moderuar dhe nuk ka asnjë skenar në të cilin mund të ketë goditje ndaj kursit të denarit”, tha Nikolla Popovski, ish-ministër i financave dhe anëtar i Këshillit të Bankës Popullore.

Ai për “TV24”, theksoi se presionet inflacioniste janë të pranishme kudo në eurozonë, në Gjermani si ekonomia e saj më e madhe dhe në SHBA, ku inflacioni është rreth shtatë për qind.

Ai theksoi se ekonomia jonë është vetëm një ishull i vogël në oqean dhe se rritja e çmimeve është rezultat i asaj që po ndodh globalisht.

Sipas Popovskit, nuk ka asnjë skenar në të cilin mund të flitet për zhvlerësim të denarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat