Dialogu për avancimin e arsimit të mesëm profesional në Koçan dhe Dellçevë

Maqedonia

Dialogu për avancimin e arsimit të mesëm profesional në Koçan dhe Dellçevë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:31
Tërpevska

Dialogu për avancimin e arsimit të mesëm profesional “Mëso me mençuri , puno me profesionalizëm” vazhdoi sot në Koçan dhe Dellçevë në prani të sekretares shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Aneta Tërpevska, kryetarëve të komunave të këtyre rajoneve, përfaqësuesve të sektorit të biznesit dhe drejtorët e shkollave të mesme profesionale.

“Qëllimi, siç e dini edhe Ju, i këtyre takimeve është që përmes një bisede konstruktive të shohim së bashku nevojën e disa profesioneve dhe drejtimeve që mungojnë në rajonin tuaj, por edhe të ndërmerren veprime konkrete për mundësinë e formimit të tyre në paralele duale, nga vitin e ardhshëm shkollor 2022/23. “Në fakt, këto takime do të rezultojnë me krijimin e politikave të regjistrimit në arsimin e mesëm profesional për vitin e ri shkollor”, tha Tërpevska.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës theksoi se ky dialog është jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm për nxënësit , kompanitë dhe pushtetin vendor, por edhe për rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit, sepse me këtë proces ne ofrojmë fuqinë e nevojshme punëtore që është deficitarë në vend, që është një nga faktorët e rëndësishëm të progresit. Veçanërisht inkurajuese janë të dhënat nga pyetësori i realizuar para fillimit të dialogut, për të cilin Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë përgjigje nga rreth 400 kompani dhe mbi 90% janë shprehur se duan të përfshihen në arsimin dual.

“Dëshiroj të theksoj se dialogun po e realizojmë për të dytin vit radhazi me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Ambasadës së Zvicrës. Pikërisht si rezultat i këtyre takimeve që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zhvilluar vitin e kaluar, në nivel shtetëror kemi hapur gjithsej 97 paralele duale në të cilat janë regjistruar 1400 nxënës, më parë ishin vetëm 11 paralele. Gjithashtu, për të inkurajuar të rinjtë të regjistrohen në arsimin profesional, kemi ndryshuar tërësisht politikat e bursave. “Nga viti shkollor 2021/22, seciliu nxënës i regjistruar në paralelet duale merr bursë mujore prej 3500 denarë”, theksoi Tërpevska.

Këtë vit shkollor në Koçan dhe Vinicë janë themeluar gjithsej 7 paralele duale 5 prej të cilave në Koçan. Ndërsa nga një paralele në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjitha kompanive që të marrin pjesë aktive në diskutim dhe të vënë në dukje nevojat reale të kuadrit të kualifikuar, gjë që mund të arrihet vetëm duke përshtatur politikat e regjistrimit sipas kërkesave të tregut të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat