Situata në Ukrainë, 13 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar ndihmë në ambasadë

Maqedonia

Situata në Ukrainë, 13 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar ndihmë në ambasadë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Nga qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Ukrainë, 13 prej tyre kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e Maqedonisë në Kiev.

Ambasadori i RMV-së në Ukrainë Krum Efremov, për TV21 tha se një shtetas i Maqedonisë është në Luhansk, por ai është i sigurt.

Ambasadori apeloi për këdo që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë ambasadën.

Ai thotë se situata në Ukrainë për momentin është e qetë dhe siç thotë ai, ka apel nga autoritetet që gjithçka të zgjidhet në rrugë diplomatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat