KEMM dhe SHGM: Respektim rigoroz i Kodit të gazetarëve gjatë raportimit për Ukrainën

Maqedonia

KEMM dhe SHGM: Respektim rigoroz i Kodit të gazetarëve gjatë raportimit për Ukrainën

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Këshilli për Etikë në Mediat dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, pas fillimit të veprimeve luftarake në Ukrainë, ju bëjnë thirrje mediave të informojnë me përgjegjësi maksimale dhe profesionalizëm, pa kontribuuar në përhapjen e spekulimeve dhe të pavërtetave në opinion.

Nga mediat presim respektim rigoroz të Kodit të gazetarëve, objektivitetit dhe verifikim maksimal të burimeve ndërsa informacionet që po plasohen në rrjetet sociale të përdoren me kujdes të veçantë.

Ju rikujtojmë se mediat në asnjë rast nuk guxojnë të keqpërdoren që të përhapet gjuhë radikale dhe që shkakton frikë, triumfalizëm ushtarak dhe gjuhë e urrejtjes.

U rekomandojmë redaktorëve që të kenë kujdes të veçantë në publikimin e fotografive dhe regjistrimeve të të plagosurve apo të vrarëve, duke qenë se bëhet fjalë për një material delikat me përmbajtje shqetësuese, i cili mund të arrijë kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe të miturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat