Po bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Po bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 09:26
Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon trendi i më shumë të shëruarve sesa të infektuarve me Covid-19, dhe bashkë me të ulet edhe numri i rasteve aktive.

Në ndërkohë, në Shkup dhe qytete të tjera është në vazhdim skriningu për imunitetin e qytetarëve, ndërsa skriningu po vazhdon edhe në shkolla.

Autoritetet presin që në periudhën e ardhshme gjendja epidemiologjike në vend të stabilizohet dhe të jemi tashmë në një kurbë rënëse të situatës epidemiologjike.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 631 raste të reja me Covid-19, nga 2818 testime të kryera. U regjistruan 6 pacientë të vdekur dhe 910 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat