Evakuohen diplomatët e Maqedonisë bashkë me 30 monitorues dhe një familje

Maqedonia

Evakuohen diplomatët e Maqedonisë bashkë me 30 monitorues dhe një familje

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 17:13

Janë evakuuar diplomatët e RMV-së, të cilët kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e ambasadës së Maqedonisë në Kiev. Ata për momentin janë rrugës për në Moldavi përmes korridorit të siguruar njoftoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Ai tha se po ashtu janë evakuuar edhe 30 monitorues.

“Kemi ndërmarrë disa veprime me partnerët tanë dhe arritëm që disi që diku para gjysmë ore ti tërheqim diplomatët tanë nëpërmjet një korridori të sigurtë dhe ata tashmë janë nisur drejt Moldavisë, dhe gjithashtu sot arritëm që ti evakuojmë gjegjësisht të fillojmë me procesin e evakuimit për monitoruesit tanë në kuadër të misionit special për monitorim. E dini se kemi pasur 30 monitorues atje dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Moldavisë, dhe pjesa tjetër drejt Polonisë”.

Bashkë me diplomatët kanë arritur të evakuojnë edhe një familje. Osmani shtoi se të gjithë për momentin janë rrugës dhe për arsye të sigurisë nuk mund të jep informacione shtesë për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat