Maqedonia anuloi dërgimin e ambasadorit të ri në Moskë

Maqedonia

Maqedonia anuloi dërgimin e ambasadorit të ri në Moskë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Ministri Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp theksoi se do të anulohet dërgimi i ambasadorit të ri në Moskë.

“Ne sollëm dje vendim ta anulojmë dërgimin e ambasadorit tonë në Rusi i cili duhej të shkonte më 15 mars”, u shpreh Osmani.

Osmani po ashtu sqaroi se ka bërë thirrje që qytetarët e Maqedonisë duhet ta lëshojnë Rusinë për shkak se mund të mbyllet hapësira ajrore dhe kthimi i tyre në Maqedoni do të jetë i vështirë.

Kujtojmë se ambasadori i ri Maqedoni në Rusi është Nenad Kolev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat