A do të dërgojë RMV trupa ushtarak në Ukrainë?

Maqedonia

A do të dërgojë RMV trupa ushtarak në Ukrainë?

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

RMV nuk do të dërgojë ushtarë në zonat e luftës në Ukrainë, por do të ndihmojë Ukrainën vetëm me pajisje ushtarake dhe armatim, thotë ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ajo nuk dha detaje se me çfarë pajisje ushtarake dhe armatim mund të ndihmohet Ukraina.

“Nuk ka vendim për dërgimin e ushtarëve tanë në Ukrainë dhe as nuk do të ketë, sepse RMV është anëtare e NATO-s dhe të gjitha vendimet që po merren brenda NATO-s ne si vend anëtare do ti respektojmë dhe implementojmë. Deri tani RMV është kyçur në vendimin për shqiptuara për sanksione ndaj Rusisë.

Sa i përket ndihmës ushtarake që RMV ja dha Ukrainës, bëhet fjalë për donacion në pajisje ushtarake dhe armatim dhe kjo gjë është në përputhje me kërkesën e Ukrainës dhe mundësive tona që kemi” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat