Milevski: Evropa është e frikësuar, por ne duhet të reagojmë

Maqedonia

Milevski: Evropa është e frikësuar, por ne duhet të reagojmë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:35
Goran Milevski

Lideri i PLD-së, Goran Milevski, beson se Rusia nuk do të tërhiqet nga territori i Ukrainës.

“Nëse Rusia do të dëshironte përfundimin e luftës, do ta kishte bërë në takimin e parë të negociatave. Qëllimi është i qartë, Rusia dëshiron dominimin e plotë të Ukrainës. Tashmë po e shkatërrojnë ekonomikisht dhe mendoj se nuk do të tërhiqet. Ata i konsiderojnë ukrainasit të imponuar.

Me vendimin e BE-së për leje pune trevjeçare për refugjatët nga Ukraina, bëhet e qartë se kjo do të marrë kohë”, thotë Milevski për “24 Analiza”.

Ai thotë se duhet ta ndalojmë këtë çmenduri të Putinit.

“Evropa heshti për Gjeorgjinë dhe Krimenë dhe nëse hesht për këtë, ne nuk e dimë se deri ku do të shkojë Rusia. Evropa është e frikësuar, por ne duhet të reagojmë. OBRM-PDUKM nuk duhet të fitojë pikë politike për këto çështje. Kryeministri gjerman është duartrokitur edhe nga pushteti edhe nga opozita në Kuvend”, shtoi Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat