Mariçiq – Gjorgievski: Përmes programeve arsimore evropiane deri te kushtet dhe perspektiva më të mira për të rinjtë

Maqedonia

Mariçiq – Gjorgievski: Përmes programeve arsimore evropiane deri te kushtet dhe perspektiva më të mira për të rinjtë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 20:41
Pamje nga takimi

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u takua me drejtorin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Marko Gjorgievski, për të diskutuar për aktivitetet aktuale dhe prioritetet e Agjencisë për periudhën e ardhshme, me fokus në promovimin dhe zbatimin e programeve evropiane në fushën e arsimit, rinisë, trajnimit dhe sportit.

Siç njoftojnë nga Sekretariatit për Çështje Evropiane (SÇE), në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit dhe konsultimit të vazhdueshëm me Sekretariatin për Çështje Evropiane, si partner në krijimin e mundësive të reja për qytetarët e vendit tonë, si dhe për arritjen e prioriteteve në fushat: mjedisi dhe luftimi i ndryshimeve klimatike, transformimi dixhital dhe përfshirja.

Në takim, zv. kryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e aktiviteteve të agjencisë, si dhe të organizatave dhe institucioneve përfituese të programit, për të ofruar kushte dhe perspektiva më të mira për të rinjtë tanë.

Sepse ata me idetë, vizionin dhe energjitë e tyre janë bartëse të zhvillimit në shoqëri”, thuhet në njoftimin e SÇE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat