Byrnes: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE është interes strategjik për rajonin dhe SHBA-të

Maqedonia

Byrnes: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE është interes strategjik për rajonin dhe SHBA-të

Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:06
Kate Marie Byrnes

Maqedonia e Veriut me vite të tëra pret në derën e Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet aderuese. Ndjenjën e frustrimit se pse procesi nuk ka ecur më shpejtë thotë se e ndjen edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Marie Byrnes.

“Një nga gjërat që nënvizon ky moment është nevoja për të lëvizur përsëri proceset e BE-së, për të përshpejtuar përpjekjet, për të parë Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht, për të shkuar drejt hapjes së kornizës së saj negociuese me Bashkimin Evropian”, tha Byrnes.

Ambasadorja në intervistë për “TV21″ edhe një herë bëri të qartë se SHBA-të duan që anëtarësimi në BE të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne kemi qenë të qartë si SHBA që nga fillimi se e mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Edhe pse nuk jemi anëtare të BE-së, besojmë se është një interes strategjik i Maqedonisë së Veriut, rajonit, BE-së dhe madje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi Byrnes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat