Vetëm dje 135 gjoba për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Maqedonia

Vetëm dje 135 gjoba për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Më: 7 mars 2022 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të brendshme, gjatë ditës së djeshme ka pasur aksion të përfocuar për dënimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë.

Gjatë aksionit, sipas raportit të policisë, janë gjobitur 135 shoferë, ndërsa prej tyre 7 kanë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 1 shofer është kapur me 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

“Vetëm 56 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 79 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat