Një parti politike në Maqedoni kërkon të shpallet non grata ambasadorja e Ukrainës në Maqedoni

Maqedonia

Një parti politike në Maqedoni kërkon të shpallet non grata ambasadorja e Ukrainës në Maqedoni

Më: 7 mars 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Partia “Maqedonia e vetme” përmes një njoftimi shprehet e shqetësuar nga njoftimi i Ambasadës së Ukrainës në Shkup ku kërkohet që shtetas të Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë kundër, siç thonë ata, operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

“Një njoftim i tillë që thirret në Dekretin e presidentit të Ukrainës edhe njëherë dëshmon papjekurinë e Zelenskit i cili ka një humorist u zgjodh president. Me aktivitete të tilla, Ambasada e Ukrainës vepron në mënyrë që nuk i përgjigjet statusit të një përfaqësie diplomatike në shtet të huaj dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë shkelet e drejta diplomatike ndërkombëtare”, thonë nga kjo parti.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë të veprojë sipas Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe ta shpallë ambasadoren e Ukrainës në Shkupi si persona non grata.

“Republika e Maqedonisë ka të drejtë ndërkombëtare të pranuar, të drejtën që të shpall një personalitet të caktuar si të padëshiruar për shkak të mbrojtjes së interesave nacionale. Interesi nacional i Maqedonisë nuk është që Maqedoni dhe shtetasit e saj të luftojnë dhe vdesin në Ukrainë për interesa të huaja”, thonë nga kjo parti maqedonase e cila është e orientuar kah Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat