MSH Maqedoni: Për dy ditë vaksinohen 1.500 persona

Maqedonia

MSH Maqedoni: Për dy ditë vaksinohen 1.500 persona

Më: 7 mars 2022 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se fushata për imunizimin e grupeve të rrezikuara kundër COVID-19 rezultoi për dy ditë 1.500 të vaksinuar.

Në kuadër të fushatës janë vaksinuar persona me doza të parë dhe të tretë.

“Përmes SMS porosive i thirrëm personat e grupeve të rrezikuara mbi 65 vjet si dhe persona më të ri me sëmundje të cilët ende nuk janë mbrojtur me vaksina për t’u imunizuar”, thonë nga MSH.

Ata bëjnë thirrje që të respektojnë terminet e caktuara dhe të imunizohen dhe se të gjitha vaksinat janë të sigurta.

“Fushata realizohet në bashkëpunim me spitalet, mjekët amë dhe Drejtorinë e Shëndetësisë Elektronike që japin mbështetje maksimale”, thuhet mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat