Petrovska: Maqedonia e Veriut dënon pushtimin rus në Ukrainë

Maqedonia

Petrovska: Maqedonia e Veriut dënon pushtimin rus në Ukrainë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 15:39
Sllavjnaka Petroska

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjnaka Petroska dënoi pushtimin rus në Ukrainë.

“Maqedonia e Veriut bashkërisht me aleatët në NATO jep mbështetje të fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe sulmi rus është shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në Ukrainë”, u shpreh Petrovska.

Në tryezën të institutit mbretëror “The Royal United Services Institute” në Londër me temën “Rreziqet bashkëkohore të sigurisë dhe ndikimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor”, siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska ka theksuar se lista e rreziqeve të sigurisë është e gjatë me theks të veçantë rreziqet kibernetike dhe hibride.

“NATO ka përgjigje të qartë ndaj të gjitha rreziqet e sigurisë. Ne e rritëm gatishmërinë tonë për mbrojtje dhe mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për stabilitet dhe siguri në nivel global”, u shpreh ajo.

Sipas Petrovskës, në këtë situatë sigurie në Evropë, është e qartë se sa i rëndësishëm ishte anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat