Kovaçevski: Në vend ka sasi të mjaftueshme të derivateve të naftës

Maqedonia

Kovaçevski: Në vend ka sasi të mjaftueshme të derivateve të naftës

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:22
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi se vendi jonë ka furnizim të pandërprerë të naftës dhe derivateve të naftës sepse siç theksoi ai, ne me derivate furnizohemi nëpërmjet Greqisë.

“Në vend ka sasi të mjaftueshme të naftës dhe derivate të naftës si dhe në pompat e benzinës ashtu dhe në derivatet rezervë”, tha Kovaçevski.

Sipas tij ajo që po ndodh në pompat e benzinës ndodh për shkak spekulimeve duke ndjekur çmimet e berzave botërore duke dashur të përfitojnë.

Ai shtoi se kompanitë duhet të sillen në mënyrë etike duke u dalë kështu në ndihmë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat