Kuvend i RMV-së, përpjekje për plotësimin e komisioneve

Maqedonia

Kuvend i RMV-së, përpjekje për plotësimin e komisioneve

Më: 7 mars 2022 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Shumica parlamentare në përpjekje për plotësim të shpejtë të përbërjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend… Në koordinimin e zakonshëm të së hënës, kreu i Kuvendit Xhaferi ka njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare se duhet të japin propozimet e tyre për vendet boshe të anëtarëve të këtij trupi punues.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime është pa kryetar dhe pa një anëtarë, kurse opozita po ashtu duhet të zgjedhë dy zv/anëtarë.

Ky komision është kyç për të propozuar emra deputetësh të cilët do të plotësonin edhe përbërjen e komisioneve të tjera parlamentare të cilët kanë disa vende bosh prej muajsh. Pushteti beson se opozita nuk do t’i lërë bosh edhe më tej vendet që i takojnë.

“Unë shpresoj se këtë herë kjo nuk do të ndodhë por nëse nuk japin propozime do t’i plotësojmë vendet tona dhe vendet e tyre do të mbeten bosh deri sa opozita nuk jep propozime sepse ata janë vendet e tyre. Edhe numri i kryetarëve në trupat punues, edhe anëtarët brenda në trupat punues vërtetohet sipas koeficientit. Koeficienti vërtetohet sipas numri i deputetëve në grupet parlamentare ose atyre që nuk janë organizuar në grupe parlamentare”, tha Jovan Mitreski, shef i grupit parlamentar të LSDM-së.

LSDM-ja nuk pranon që të kenë filluar bisedimet për zgjedhjen e gjykatësve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, gjë e cila pritet të jetë primare pasi të zhbllokohet komisioni për zgjedhje dhe emërime. Por, opozitarja VMRO-DPMNE ka bojkotuar koordinimin në Kuvend dhe nuk do të rikthehet deri sa zëri i saj të dëgjohet. Sipas tyre, shkelja konstante e procedurave parlamentare për përbërjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, bëhet me qëllim që ky komision më tej të keqpërdoret për emërime partiake.

“A do të propozojmë ose jo anëtar, a do ta plotësojmë atë vend është më pak e rëndësishme por të jeni të sigurt se opinioni do të ketë njohuri për gjithçka që ndodh në këtë komision. U premtoj juve dhe opinionit se do të jemi të zëshëm dhe të zhurmshëm dhe do të diskutojmë mbi secilin propozim që do ta dorëzojnë në atë komision, qoftë për gjykatësit kushtetues, qoftë për komisione të shkallës së dytë dhe gjithkund ku të bëhen zgjedhje dhe emërime”, u shpreh Nikolla Micevski, shef i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Pas jofunksionalitetit disamujor për shkak të pandemisë, Kuvendi u vu edhe përpara sfidës së jofunksionalitetit për shkak të komisioneve. Disa vende anëtarësh dhe kryetarësh të komisioneve mbetën bosh pasi disa deputetë kaluan në pushtetin lokal pas zgjedhjeve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat