Propozohen tre ambasadorë në Maqedoni për në Kandë, Bullgari dhe Kombet e Bashkaura

Maqedonia

Propozohen tre ambasadorë në Maqedoni për në Kandë, Bullgari dhe Kombet e Bashkaura

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri të ditur se pas agremaneve të pranuara dhe dekretit të nënshkruar nga ana e presidentit Pendarovski, janë pranuar përcaktuar tre propozime për ambasadorë.

Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë. Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, shprehet Osmani.

Ai shton se me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit të tij është rritur në 24.

Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, shkruan Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat