Mickoski: Rritja e çmimeve të derivateve të naftës është goditje e rëndë sociale mbi qytetarët

Maqedonia

Mickoski: Rritja e çmimeve të derivateve të naftës është goditje e rëndë sociale mbi qytetarët

Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:28
Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se pushtet njoftoi se e ka ditur para 4 muajve agresionin mbi Ukrainën, që do të thotë se kanë pasur kohë për përgatitje për çmimet e larta të dhe tronditjen ekonomike.

Ai thotë se ajo çka po ndodhë sot në Maqedoni nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por pasojat e paaftësisë së Qeverisë.

Mickoski në Facebook shkruan se rritja e çmimeve të derivateve të naftës është një goditje e lartë sociale mbi qytetarët në të gjitha pikëpamjet, mbi të punësuarit, të papunësuarit, bujqit, industrinë dhe ekonominë.

Mickoski shton se nuk është koha për fjalë, Qeveria urgjentisht duhet të heq gjysmën e akcizës për derivatet e naftës dhe të pranojë propozimin e OBRM-PDUKM-së e cila është bllokuar në Kuvend.

Ai kërkon që Qeveria të ulë edhe TVSH-në për ushqimet. Në vend të 5% të shkallës së tatimit për ushqime, të bëhet 0%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat