​Qeveria e Maqedonisë masa për ushqimet, naftën e rrymën

Maqedonia

​Qeveria e Maqedonisë masa për ushqimet, naftën e rrymën

Më: 8 mars 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar edhe masat anti krizë për bizneset dhe qytetarët.

Siç mëson Alsat do të ketë ulje të marzhës dhe lehtësime tatimore për prodhimet ushqimore, naftën dhe energjinë elektrike.

Në bazë të paralajmërimeve të mëhershme të autoriteteve është e mundur që TVSH-ja e energjisë të mbetet në 5 për qind deri në fund të vitit edhe pse duhej të kthehej në masën 10 për qind deri në qershor.

Një pjesë e biznesmenëve një ditë më parë kërkuan nga Qeveria uljen e akcizës së naftës, që do të thotë se ka shumë mundësi që lehtësimi tatimor të jetë pikërisht për uljen e akcizës. Janë paraparë dhe masa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat