Bytyqi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës: Nuk ka vend për panik

Maqedonia

Bytyqi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës: Nuk ka vend për panik

Më: 8 mars 2022 Në ora: 21:59
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, sonte në TV21 ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe produkteve tjera.

Ai u shpreh se rritja e çmimit të karburanteve vjen si rezultat se Maqedonia e Veriut është importuese e mëdha e tyre.

Ndërkaq siguron se nuk ka vend për panik, pasi siç thotë, ka mjaftueshëm rezerva të karburantëve.

Por i pyetur se pse mbrëmë kishte mungesë të karburantëve para mesnatës, kurse pas mesnatës të njëjtat pompa të benzinës dispononin të njëjtat, Bytyqi i ftoi qytetarët që nëse kanë hasur në raste të tilla, t’i denoncojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat