OBRM:PDUKM: Rritja e pensioneve që e ofron qeveria nuk mbulon shpenzimet e një dite

Maqedonia

OBRM:PDUKM: Rritja e pensioneve që e ofron qeveria nuk mbulon shpenzimet e një dite

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:42
OBRM:PDUKM

OBRM-PDUKM kërkon rritjen e pensioneve për 20% duke thënë se rritja e pensioneve që i ofron qeveria nuk mbulojnë shpenzimet e një dite.

“Derisa pensionet në Serbi rriten për 170 euro, kursen në Slloveni për 150 euro, qeveria e Kovaçevskit lavdërohet me ndihmë prej 1.000 denarë për pensionet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qeveria LSDM-BDI e cila hoqi modelin e përllogaritjes së pensioneve sipas pagës mesatare për tre vjet e gjysmë, siç thonë nga OBRM-PDUKM, vidhnin pensionet e pensionistëve dhe tani kthejnë të njëjtin model.

“Lavdërohen se rrisin pensionet, ndërsa më herët ua morën dhjetëra mijëra denarë pensionistëve. Rritja që tani po e japin nuk është as gjysma nga rritja e inflacionit që e ka Maqedonia. OBRM-PDUKM kërkon rritje të pensioneve për 20%, ndërsa qeveria LSDM-BDI refuzoi”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat