Lajmi i fundit/ Rriten sërish derivatet e naftës

Maqedonia

Lajmi i fundit/ Rriten sërish derivatet e naftës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Sërish shtrenjtohen çmimet e karburanteve nga mesnata, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Në mbledhjen që u mbajt sot, është sjell vendimi që nga mesnata për tre denarë të shtrenjtohet dizeli, benzina mbetet e njëjtë, kurse për 2.5 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë.

Me këtë vendim çmimi i karburantëve do të jetë:

Benzina Eurosuper BS 95 – 93.00 denarë për litër
Benzina Eurosuper BS 98 – 95 denarë për litër
Dizeli Eurodizel BS – 97 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë – 92 denarë për litër
Mazuti – 60.569 denarë për litër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat