Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 12 mars 2022 Në ora: 09:17
Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i ftohtë me periudha me diell dhe me kushte të dobëta bore në pjesët lindore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 7 gradë.

Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me periudha me diell dhe temperatura nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Rritje graduale të temperaturave do të ketë nga e hëna dhe në ditët në vijim, ku do të mbizotërojë mot me diell me paraqitje të vranësirave të vogla lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat