Nikoliç: Ushtria e RMV-së po modernizohet me mbështetjen amerikane

Maqedonia

Nikoliç: Ushtria e RMV-së po modernizohet me mbështetjen amerikane

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:09
foto ilustrim

Sekretarit i Shtetit, Dragan Nikoliç në SHBA ka realizuar takim me gjeneralin amerikan Garrick Harmon, komandant i Komandës së Asistencës për Sigurinë e Ushtrisë Amerikane.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Armatës së Maqedonisë së Veriut ka vizituar edhe kompaninë “Oshkosh”, me të cilën është lidhur marrëveshje për furnizim me mjete të blinduara ushtarake.

“Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po modernizohet me shpejtësi dhe ne jemi duke e realizuar një pjesë të këtij modernizimi me mbështetje serioze amerikane", tha Nikoliç.

"Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerë strategjikë dhe aleatë në NATO, kanë ndërtuar marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta mbrojtëse, që është një kontribut tjetër për sigurinë kolektive të Aleancës”, deklaroi Nikoliç.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat