Diplomacia aktive e Osmanit, Maqedonia e Veriut nga spektatore në protagoniste

Maqedonia

Diplomacia aktive e Osmanit, Maqedonia e Veriut nga spektatore në protagoniste

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:54
Bujar Osmani

Takime, komunikime direkte, mesazhe diplomatike dhe vendime të rëndësishme kanë karakterizuar pjesëmarrjen e kryediplomatit Bujar Osmani në Forumin Diplomatik të Antalias.

Dëbimi i dy diplomatëve rus me vendim të MPJ Bujar Osmanit, për një kohë të shkurt, si dhe pozicionimi i menjëhershëm krah vlerave perëndimore, në kohën kur bota është përplasur me tiraninë, i ka dhënë peshë vendit dhe pozicionim ndryshe në arenën ndërkombëtare.

Kryetemë edhe në Antalia, agresioni rus në Ukrainë dhe mundësitë për zgjidhjen sa më të mirë të mundshme, por edhe pasojat e mundshme në Ballkan

. Nismat rajonale, të nisura nga Bujar Osmani, si ajo e B6 kanë dhënë shpresë se vendet e rajonit kanë vullnet për dialog, për të ecur drejt Perëndimit dhe se rajoni është larg rrezikut për të qenë vatër lufte.

Iniciativa këto që e bëjnë Maqedoninë e Veriut vepruese dhe jo spektatore, si në rajon ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, Bujar Osmani ka njoftuar opinionin se u ka bërë thirrje homologëve të tij nga Ballkani Perëndimor dhe së shpejti do të ulen në një tryezë, ku do të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimeve dhe ballafaqimit me sfidat aktuale.

Osmani është Ministri i parë shqiptarë i Jashtëm i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat