Qeveria e RMV-së: Masat anti-krizë po japin rezultate, janë ulur çmimet e derivateve të naftës

Maqedonia

Qeveria e RMV-së: Masat anti-krizë po japin rezultate, janë ulur çmimet e derivateve të naftës

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se 26 masat e reja antikrizë, me vlerë 400 milionë euro, tashmë po japin rezultat.

Nga Qeveria thonë se me ndryshimet e miratuara në Kuvend për ligjet e TVSH-së dhe akcizës, me propozim të tyre si pjesë e masave kundër krizës, nga sot janë ulur çmimet e derivateve të naftës dhe derivateve të transportit.

“Me zbatimin efikas të procedurës, aplikimi i masave kundër krizës ka sjellë ulje të çmimit të derivateve dhe me këtë, benzina BS-95 është ulur për 6,5 denarë, ndërsa dizeli për 9 denarë. Në përputhje me uljen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera”.

“Këto janë vetëm disa nga rezultatet e masave për uljen e TVSH-së dhe akcizës për karburantet si prioritet i vetëm i Qeverisë si mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik. Me të gjitha politikat e mëparshme, masat dhe qeverisjen e përgjegjshme, qeveria e re në vetëm 50 ditë ka treguar se mund dhe mund të përballojë sfidat”, thonë nga Qeveria.

Më tej shtojnë se subvencionimi i qytetarëve për rrymë, zgjidhet problemi me ngrohjen në Shkup, ne këmbëngulim në përkrahjen e kategorive të rrezikuara financiarisht të qytetarëve për rrymë dhe blerjen e produkteve bazë dhe përmes një sërë masash i mbajnë çmimet e produkteve bazë stabile.

“Me paketën e re prej 26 masash, 400 milionë euro nga buxheti drejtohen në mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Krahas të gjitha këtyre masave të krizës, Qeveria e ngriti pagën minimale në 18.000 denarë dhe shënoi rritje rekord të pensioneve, duke përfshirë edhe mbështetje shtesë financiare për pensionistët”, thonë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat