Arsovski i OBRM-PDUKM-së thotë se Qeveria shpenzoi pa nevojë për kafe dhe lule

Maqedonia

Arsovski i OBRM-PDUKM-së thotë se Qeveria shpenzoi pa nevojë për kafe dhe lule

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:02
Dimçe Arsovski

Opozita e akuzon pushtetin për harxhim të panevojshëm të parave publike. Sipas VMRO-DPMNE-së, Qeveria ka harxhuar 50 000 euro për 400 000 doza kafeje. Për një ditë sipas tyre, janë pirë 1 700 kafe.

Zëdhënës i OBRM-PDUKM Dimçe Arsovski, thotë se Qeveria muajt e kaluar edhe pse e ka ditur se do të ketë krizë serioze, aspak nuk ka kursyer dhe kanë qenë të përkushtuar vetëm në luks.

“Kjo Qeveri, gjegjësisht Shërbimi i Përgjithshëm i Çështjeve të Përbashkëta, kulmin e kanë arritur me blerje ekafes. Kanë ndarë 3 milion denarë ose 50 000 euro për blerje të kafes, vetëm për nevojat e tyre. Paramendojeni në 3 milion denarë, e përllogaritur në grup, sepse kjo është bërë me tender, ka blerje për rreth 400 000 doza kafeje. Çdo ditë pune në vit në Qeveri është dashur të pihen nga 1 700 kafe në ditë”, deklaroi Arsovski nga OBRM-PDUKM.

Poashtu sipas Arsovskit edhe mijëra euro të tjera i kanë harxhuar për lule dhe për komplet enësh për ushqim.

Prej Vitit të Ri e këndej, shtoi më tej ai, vetëm për shërbime hotelesh, Qeveria ka harxhuar 11.8 milion denarë, ose rreth 200 000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat