Xhaferi-Borell: Procesi i zgjerimit të BE-së për momentin është më se i nvojshëm

Maqedonia

Xhaferi-Borell: Procesi i zgjerimit të BE-së për momentin është më se i nvojshëm

Më: 14 mars 2022 Në ora: 19:04
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Joseph Borell ku biseduan për ngjarjet në Ukrainë dhe për mardhëniet e caktuara fqinjësore të vendit tonë.

“Xhaferi e informoi Borellin për Deklaratën e miratuar në Kuvend, me të cilën dënohen rreptë atakët ushtarakë që e rrezikojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës dhe u bëjnë thirrej institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndihmojnë në sigurimin e ndihmës humanitare për refugjatët nga Ukraina”, njoftojnë nga Kabineti i Xhaferit.

Nga Kabineti njoftojnë se Xhaferi foli për përmbushjen e agjendës reformuese dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjët në vitet e kaluara, mbi të gjitha për përmbushjen e përcaktimit strategjik të qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Xhaferi foli për përmbushjen e agjendës reformuese dhe tejkalimin e çështjeve të hapura me fqinjët në vitet e kaluara, mbi të gjitha për përmbushjen e përcaktimit strategjik të qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Borell lavdëroi qasjen konstruktive të qeverive të reja në Shkup dhe në Sofje dhe e konfirmoi zotimin dhe angazhimin aktiv të zyrtarëve të lartë në Bashkimin Evropian për fillim sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat