OBRM-PDUKM akuzon Komunën e Strugës për uzurpim të hapësirës nën mbrojtjen e shtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM akuzon Komunën e Strugës për uzurpim të hapësirës nën mbrojtjen e shtetit

Më: 14 mars 2022 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Opozita në Strugë akuzon se pushteti lokal planifikon të uzurpojë ilegalisht hapësirën rreth shkollës fillore Vëllezërit Milladinov dhe Qendrës së Kulturës.

I gjithë lokacioni është nën mbrojtjen e shtetit si tërësi monumentale. OBRM-PDUKM-ja reagon se komuna planifikon hapjen e rrugës në atë zonë, dhe njëkohësisht të heq një pjese të Parkut të Poezisë.

“Tani rezulton me uzurpimin e objektit të shkollës fillore Vëllezërit Milladinov, që në të ardhmen na jep sinjale se janë të mundshme përvetësimet dhe uzurpimet e objekteve të tjera të mbrojtura, që janë pjesë e gjithë këtij kompleksi kulturor. Ne kemi informacione nga disa shoqëri kulturore dhe artistike se ka presion të vazhdueshëm të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, për t’u larguar dhe për të ndaluar përdorimin e këtyre ambienteve”, tha Alen Dereban nga OBRM-PDUKM-Strugë.

Brenda hapësirës gjenden më shumë objekte, që janë nën mbrojtje. Qendra e Kulturës ka një vendim nga Administrata e Trashëgimisë Kulturore. Në njërën prej tyre ka një arkiv të jetës teatrale në Strugë.

“Për pjesën në anën veriore të parkut ku është bërë parking në atë kohë, Prokuroria e Shtetit na tha si person juridik t’i zhvillojmë të gjitha kontestet, thjesht si të them, u distancuan nga kujdesi i pronës shtetërore dhe tokës shtetërore”, u shpreh Nikolina Velkovska-drejtoreshë e Qendrës për Kulturë në Strugë.

Javën e kaluar u njoftua njoftoi se është planifikuar që komuna të zhvendoset në objektin e vjetër të shkollës së Vëllezërve Miladinov, dhe se punimet ndërtimore tashmë janë duke u zhvilluar. Për ta nga Instituti dhe Muzeu i Ohrit pretendojnë se janë bërë në mënyrë ilegale pasi komuna nuk ka pasur leje për këtë. Sot pyetëm komunën e Strugës se çfarë planifikojnë të bëjnë në atë zonë, por nuk morëm përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat