Gjuha shqipe “stampohet” në uniformat e policisë

Maqedonia

Gjuha shqipe “stampohet” në uniformat e policisë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:32
Foto e publikuar nga Grubi

Krahas gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe do të jetë e stampuar tashmë në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut.

Lajmi është dhënë nga zëvendëskryeministri shqiptar, Artan Grubi me anë të një njoftimi në rrjetet e tij sociale.

Postimi: 

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin,” shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat