Tetova një nga katër komunat ku do të vendosen filtra për ajër në një projekt të mbështetur nga KB-ja

Maqedonia

Tetova një nga katër komunat ku do të vendosen filtra për ajër në një projekt të mbështetur nga KB-ja

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:52
Bilall Kasami

Në Tetovë do të vendosen filtra për ajër në kuadër të projektit të Kombeve të Bashkuara, paralajmëruan sot nga Komuna.

Sipas kryetarit të komunës, Bilall Kasami, ky projekt do të kontribuojë dukshëm për ajër cilësor dhe të pastër.

Sot kam realizuar takim me përfaqësues të UNOPS. Komuna e Tetovës, falë projektit “BE për ajër të pastër” është shfrytëzuese e grantit prej 10 milionë eurove për stacionimin e filtrave për ajër të ndara në katër komuna: Tetova, Manastir, Shkup dhe Kumanovë. projekti do t’i shërbej qytetit tonë për ajër të pastër dhe mjedis jetësor të sigurt dhe cilësor të jetesës. Tetova në rrëzë të Malit Sharr, meriton ajër të pastër dhe cilësor”, tha Kasami.

Ky projekt mbështetet nga Komisioni Evropian përmes UNOPS – Zyrë e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese dhe IPA fonde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat