Mickoski: S’kemi mjaftueshëm rezerva shtetërore

Maqedonia

Mickoski: S’kemi mjaftueshëm rezerva shtetërore

Më: 15 mars 2022 Në ora: 23:33
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski shprehet se qeveria nuk është mjaftueshëm e përgatitur për menaxhimin me krizën që vjen nga kriza në Ukrainë duke thënë se shteti nuk ka rezerva të mjaftueshme.

“Nëse kemi mjaftueshëm rezerva pse nuk ndërhymë në tregun e naftës dhe derivateve të naftës dhe nuk do të kishim problem me çmimet”, u shpreh Mickoski.

Ai akuzoi se qeverinë se jo vetëm që nuk është e përgatitur, por nuk ka as strategji.

“Shkoni në terren ku ndodhen rezervat shtetërore dhe shihni nëse ka mjaftueshëm mazut, nëse ka rezerva për artikujt tjerë”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat