Arrestohen dy persona në Maqedoni, tregtonin në mënyrë ilegale lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohen dy persona në Maqedoni, tregtonin në mënyrë ilegale lëndë narkotike

Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka arrestuar dy persona për tregti të paligjshëm me lëndë narkotike.

Më datë 15.03.2022 rreth orës 17.00 në stacionin e pagesave Sopot, zyrtarë policorë të Departamentit për Polici Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe lëndë të rrezikshme në MPB dhe në Departamentin për tregti të paligjshme në SPB Veles, kanë arrestuar SH. I. (33 ) nga Kumanova dhe R.Z. (37) nga Sveti Nikolla.

Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit personal të tyre, te SH.I. janë gjetur dhe konfiskuar rreth 35 gramë heroinë, ndërsa te R.Z. janë gjetur dhe konfiskuar mbi 4.500 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga vepra penale”, thonë nga MPB.

Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat