OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI i shkelin procedurat që Ljubomir Joveskin ta bëjnë gjykatës kushtetues

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI i shkelin procedurat që Ljubomir Joveskin ta bëjnë gjykatës kushtetues

Më: 16 mars 2022 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, i ka ftuar LSDM-në dhe BDI-në të tregojnë nëse është e vërtetë se për gjykatës kushtetues e përgatitin Ljubomir Joveskin, i cili tani është kryerprokuror.

“A është e vërtetë se pas shkeljes së dhunshme të procedurave në Kuvend dhe ndërhyrjes në Komisionin për zgjedhje dhe emërime janë bërë vetëm për qëllimin që njëri nga emrat për gjyqtarë të rinj kushtetues të jetë pikërisht Ljubomir Joveski?”

“A është merita kryesore e Ljubomir Joveskit fshehja e krimeve të pushtetit aktual dhe proceset dhe ndjekjet politike kundër OBRM-PDUKM-së?

A është e vërtetë që këtë pozitë ia kanë premtuar njerëzit e parë të LSDM-BDI-së dhe a është ky çmimi i gjithë heshtjes së krimeve të pushtetit?”, pyesin nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat