Maqedonia e Veriut nuk pret rritje të numrit të refugjatëve nga Ukraina

Maqedonia

Maqedonia e Veriut nuk pret rritje të numrit të refugjatëve nga Ukraina

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut nuk pret rritje të numrit të refugjatëve nga Ukraina, por edhe përkundër kësaj, Qeveria thotë se është e përgatitur.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, dje tha se nuk ka dinamikë të madhe të hyrjes së shtetasve ukrainas në RMV, në krahasim me kohën para fillimit të luftës, duke shtuar se nuk pret që edhe në të ardhmen të ketë rritje të numrit të refugjatëve ukrainas.

Osmani dje ka prezantuar në Qeveri të dhënat e marra nga institucionet shtetërore për kapacitetet akomoduese të refugjatëve që do të vijnë nga Ukraina, por edhe planet dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve që do të përfshihen në proces.

Sipas tij, deri më tani nuk ka një numër të shtuar të shtetasve ukrainas që kanë hyrë më herët në vend dhe asnjë nga ata që kanë hyrë nuk ka aplikuar për statusin e refugjatit.

Ai theksoi se ne Maqedonia nuk do të refuzojë asnjë refugjat ukrainas që të arrijë në kufi, por përkundrazi do t’i pranojë me të gjitha aspektet e kujdesit humanitar për refugjatët.

Osmani theksoi se mund të merren parasysh përvojat nga vendet e BE-së, ku, siç tha, shumë qytetarë aplikojnë për t’u kujdesur për refugjatët në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, sipas UNHCR-së, gati tre javë pas pushtimit rus të Ukrainës, numri i ukrainasve që ikin jashtë vendit është pothuajse tre milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat