Bekteshi paralajmëron uljen e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Bekteshi paralajmëron uljen e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:24
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “10 minuta” në “TV21” paralajmëroi ulje të çmimit të dizelit për 5 denarë.

“Sonte presim ulje shtesë, duke marrë parasysh kuotimet e pesë ditëve të fundit dhe me shumë gjasa ulja, sipas analizave të bëra në sektorin e energjisë në Ministrinë e Ekonomisë duhet të jetë mbi 5 denarë për naftën”, tha Bekteshi.

Ai thotë se vendimin përfundimtar e merr Komisioni Rregullator i Energjetikës.

“Sipas llogaritjeve tona presim që ulja në pjesën e dizelit të jetë mbi 5 denarë, por sigurisht që do të jetë vendim i KRRE-së, që është institucion i pavarur”, tha Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat