Grubi porosi Mickoskit dhe Apasievit: Duhet kuptuar se shqiptarët në këtë vend janë të barabartë

Maqedonia

Grubi porosi Mickoskit dhe Apasievit: Duhet kuptuar se shqiptarët në këtë vend janë të barabartë

Më: 16 mars 2022 Në ora: 20:43
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë, Artan Grubi i është përgjigjur reagimeve të opozitës maqedonase rreth dekretit qeveritar që mundëson përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë.

Reagimi i Grubit vjen pas reagimeve të mbrëmshme të kreut të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ndaj vendimit qeveritar, por edhe të atij të së “Majtës”, Dimitar Apasiev, përcjell INA.

“Është për të ardhur keq në veçanti nga opozita, e cila akoma vijon të shfaq kundërshtimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, ndaj barazisë dhe ndaj shqiptarëve.

Dhe në të vërtetë është për të ardhur keq se më përpara e shohin në gjuhën angleze të shkruar në uniformën e policisë, vetëm se u pengon gjuha shqipe. Por ajo nuk u pengon, por u pengon gjuha shqipe. Dhe vlerësoj që të këndellen ditë më parë duke kuptuar se shqiptarët në këtë vend janë të barabartë me ta dhe gjuha shqipe është e barabartë sipas ligjit”, theksoi zëvendëskryeministri Grubi.

Sipas tij, dekreti absolutisht do të realizohet dhe tani bëhen përgatitjet në MPB për uniformat e reja me shkrimin shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat