Sllaveski: Për herë të parë në historinë tonë pensioni mesatar është më i ulët se paga minimale

Maqedonia

Sllaveski: Për herë të parë në historinë tonë pensioni mesatar është më i ulët se paga minimale

Më: 17 mars 2022 Në ora: 08:48
Trajko Sllaveski

Pensioni mesatar për herë të parë në historinë e vendit tonë është më i ulët se paga minimale, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ish ministri i financave dhe aktualisht anëtar i Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së Trajko Sllaveski.

Sipas tij, në një situatë të tillë, ndihma prej 1000 denarë për pensionistët në muajt në vijim është vetëm mashtrim.

“Për herë të parë në historinë tonë erdhëm në situatë ku pensioni mesatar është më i ulët se paga minimale dhe prandaj këto 1000 denarë për pensionistët në tre muajt e ardhshëm janë vetëm mashtrim”, tha Sllaveski.

Ai foli edhe për çmimet e derivateve të naftës, ku tha se mënyra e llogaritjes së çmimit është e gabuar dhe konfuze për opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat