Apasievi i përgjigjet Selës: Do të ishte e fortë që unë dhe Alia të këndonim për Enver Hoxhën

Maqedonia

Apasievi i përgjigjet Selës: Do të ishte e fortë që unë dhe Alia të këndonim për Enver Hoxhën

Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:15
Ziadin Sela dhe Dimitar Apasiev

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, i është përgjigjur Ziadin Selës, i cili mbrëmë i tha se “është mirë që Apasievi ta mësojë gjuhën shqipe”.

Apasiev në Facebook shkroi se “do të ishte e tepërt që ai dhe Ali Ahmeti të këndonin këngë për Enver Hoxhën”.

“Vërtetë … Do të ishte tepër fortë që unë dhe komandant Ali, së bashku të këndonim një këngë të mirë për Enver Hoxhën, ndërsa në publik të ishin ulur Ziadin Sela, Skender Rexhepi dhe Kastrioti. (Vetëm frikësohem të mos vijë edhe Menduhi nga ndonjëra anë, e të na e prishë të gjithë shfaqjen)”, ka shkruar Apasiev.

Ndryshe, përplasjet me deklarata në mes Ziadin Selës dhe Dimitar Apasievit erdhën pas miratimit të dekretit nga Qeveria e RMV-së me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat