Maqedonia e Veriut ndanë 120 milionë denarë për akomodimin e refugjatëve nga Ukrainë

Maqedonia

Maqedonia e Veriut ndanë 120 milionë denarë për akomodimin e refugjatëve nga Ukrainë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:31
Ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 30-të, e ngarkoi Ministrinë e Financave të sigurojë mjete financiare në vlerë prej 120 milionë denarë për organizimin dhe sigurimin e akomodimit hotelierik dhe shërbime shtesë për qytetarët e Ukrainës të cilët si refugjatë nga vendet e luftës do të arrinin në vendin tonë.

Njoftimi:

Këto mjete do t’i transferohen Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, i cili ngarkohet me realizimin e këtyre aktiviteteve.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Qeveria i përcaktoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale për pagesën e shtesës të njëhershme për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale për të zbutur pasojat nga kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve shkaktuar nga pandemia me COVID-19, si dhe nga kriza energjetike, në lartësi prej 1.000 denarë për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2022, për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat