Regjistrohen dy viktima dhe 319 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen dy viktima dhe 319 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:36
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e kaluara janë kryer 2.250 teste, ndërsa janë regjistruar 319 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 54 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 288 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2 viktima nga coronavirusi nga Shkupi (69 dhe 71).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 302.867, numri i të shëruarve është 291.719, numri i të vdekurve ka arritur në 9.164, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat