Mickoski: Politikat e LSDM-së janë katastrofale

Maqedonia

Mickoski: Politikat e LSDM-së janë katastrofale

Më: 20 mars 2022 Në ora: 14:07
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh se politikat e LSDM-së janë katastrofale.

“Në krizën e pandemisë ishim të fundit për nga marrja e vaksinave. Tv parit filluam me problemet e testimit për të përfunduar në fund në procesin e vaksinimit. Mbajmë mend edhe zjarret gjatë verës në Maqedoni ku i luteshim gjithë Evropës të vinë të ndihmojnë për shkak se LSDM dhe BDI por edhe kryetarët e LSDM-së në ato komuna nuk ishin të aftë të shuajnë zjarrin. Tani kemi krizë energjetike edhe pse paralajmëruam se kjo do të ndodh”, tha Mickoski.

Ao theksoi se për shkak të këtyre politikave, ekipi ekonomik i LSDM dhe BDI për vitin 2021 e ka çuar të fundit Maqedoninë për nga rritja e BPV-së.

“Sipas deficitit në buxhet, ne jemi të parë ku kemi deficitin më të madh në rajon dhe nuk do të pajtohesha me deklratat e deputetit Kaevski se politikat ekonomike japin rezultate për shkak se rezultatet janë negative”, tha Micksoki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat