Regjistrohen 214 raste të reja ne Maqedoni, humbin jetën 8 pacientë

Maqedonia

Regjistrohen 214 raste të reja ne Maqedoni, humbin jetën 8 pacientë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.133 testime janë regjistruar 214 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 135 janë në Shkup, Manastir 20, Prilep dhe Ohër 10, Kavadar 8, Strumicë 7, Kumanovë 5, Koçani 4, Tetovë, Veles, Kërçovë dhe Gjevgjeli 2 dhe nga 1 në Dibër, Shtip, Resnjë, Negotinë, Kriva Pallanka, Vallandovë dhe Vinicë.

Nga MSH theksojnë se nga gjithsej 214 raste të reja, 33 prej tyre janë riinfektime.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 96 pacientë të shëruar dhe 8 të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 303.354 raste, ndërsa prej tyre 292.048 janë shëruar dhe 9.180 persona kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 2.126 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat