Arsovska: Revitalizohet kopshti botanik në Kopshtin Zoologjik

Maqedonia

Arsovska: Revitalizohet kopshti botanik në Kopshtin Zoologjik

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:46
Kryetarja Arsovska

Sot në ditën e pranverës kryetarja Arsovska së bashku me drejtorin e ZOO- Shkup, Kristijan Stamenov dhe disa nga këshilltarët e Bashkisë së Shkupit morëm pjesë në fillimin e aksionit pranveror për gjelbërimin e kopshtit botanik.

Punonjësit në ZOO Shkup në koordinim me NP Parqe dhe gjelbërime punojnë së bashku në aksionin për pastrimin dhe rivitalizimin e kopshtit botanik, i cili nuk ka qenë funksional katër vitet e fundit, gjegjësisht vizitorët nuk kishin mundësi të shetiten në atë pjesë të kopshtit zoologjik.

“Kopshti botanik shtrihet në 20,000 m2, ndërsa vijon rinovimi i sistemit të ujitjes dhe janë gati për mbjellje 200 fidanë të rinj . Kopshti do të ketë edhe pajisje të reja urbane, dhe në plan është riparimi i urave të drurit, me çka kjo hapësirë do të jetë sërish në dispozicion të vizitorëve”, tha kryetarja Arsovska.

Në periudhën e ardhshme, Bashkia e Shkupit së bashku me ZOO -Shkup, do të realizojnë një sërë aktivitetesh që do të përmirësojnë kushtet e habitatit të kafshëve, si dhe infrastrukturën që do të mundësojë kushte më të mira për vizitorët në kopshtin zoologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat