Grubi për regjistrimin: Rezultatet do të jenë shumë të mira

Maqedonia

Grubi për regjistrimin: Rezultatet do të jenë shumë të mira

Më: 22 mars 2022 Në ora: 09:04
Artan Grubi

Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, refuzoi të komentojë deklaratën e kreut të Entit Shtetëror të Statistikave ku thotë se “pas 30 marsit do të shpallet armik i popullit”.

Grubi në ClickPlus në TV21 tha se “është optimist shumë i madh që rezultatet do të jenë shumë të mira nga regjistrimi i popullsisë”

“Shqiptarët do të dalin aq sa janë, por është shumë e rëndësishme që të gjitha mitet e viteve të fundit do të thyhen dhe nuk do të ketë drojë nga asnjë komunitet rreth asaj se cili sa është dhe se a janë shqiptarët 10%, 12% ,.. siç e dini propagandën këtu në vend dhe se është falsifikuar regjistrimi i vitit 2002”, tha Grubi.

Ndryshe, ndërkaq për më 30 mars është paralajmëruar se do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë së realizuar në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat